Kafshët trajtohen me fruta ta akullta në parkun zoologjik francez, mes valës së të nxehtit (fotot)

by admin
Spread the love

Në kopshtin zoologjik Thoiry në perëndim të Parisit, kujdestarët shiheshin sot t’u shpërndanin kafshëve fruta e ushqim në kuba akulli për t’i ndihmuar me valën e të nxehtit.

Drejtësi Baptiste Peytoureau, tha se metoda e re është e pelqyer nga kafshët, edhe pse tapirëve iu desh pak kohë sa të mësoheshin.

“Ushqimi me kuba akulli nuk funksionoi menjëherë me tapirët tanë amerikano-latinë, ata ushqehen me barishte dhe nuk kanë parë ndonjëherë copa akulli. Ne përpiqemi t’u ofrojmë ushqimin që ata kanë nevojë dhe do t’ua ndryshojmë mënyrën e ushqimit me kalimin e sezonit.”

“Këtu kemi zona me hije, ka dhe ujë, ata janë në rregull, kështu që ndoshta një ditë do të mësohen dhe me akullin”, tha Baptiste.

Zyrtari shtonte më tej se për kafshët mishngrënëse janë përgatitur kuba akulli prek mishi e gjaku, të cilat u japin kryesisht luanëve.

“Jemi me fat që kemi këtu një park me shumë pemë dhe zona me hije. Kafshët mund të freskohen nëse duan pasi kanë pellgje me ujë në hapësirat e tyre”.

Parku zoologjik Thoiry është një nga kopshtet më të mëdha të kafshëve në Evropë ku strehohen dhe mund te vizitohen disa nga speciet më të bukura e të rrezikuara të botës.