Kadilli i bën thirrje palëve: Nëse nuk bëni opozitën që kërkojnë shqiptarët, hapni rrugën, largohuni

by admin
Spread the love

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për situatën në Partinë Demokratike.

Kadilli tha se Sali Berisha e sheh partinë si një projekt të tij individual dhe duke qenë se është ‘non grata’ nuk mund të sjellë një projekt në shërbim të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Sa i përket grupit të Alibeajt, Kadilli shprehet se po bëjnë një politikë burokratike në parlament.

“Berisha ka projekt individual dhe e sheh partinë si një vazhdim të të projektit të tij individual. Partia shihet si klubi i miqve të Berishës, partia nuk mund të jetë e tillë. As dashamirës të projektit të Berishës dhe pas situatës së izolimit të tij është e pamundur që ky të kthehet në një projekt që kapërcen vetveten.

Grupi i deputetëve rezistent bën një politikë burokratike në parlament. Përballë një politike të vjetër të Berishës dhe përballë një jo politike pjesa tjetër, demokratët zgjedhin atë politikën që janë mësuar përherë. Të jesh alternativë duhet të propozosh diçka të re”, tha Kadilli.

Sipas Kadillit, asnjë nga dy grupet e Partisë Demokratike nuk po bën opozitën që kërkojnë qytetarët shqiptarë. Ai u ndal në Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike, ku deputetja Ina Zhupa tërhoqi firmën nga kërkesa pasi u bashkua me grupin e Berishës. Sipas Kdaillit, kjo tregon se nuk po bëjnë opozitë të vërtetë.

“Komisioni për Investimet strategjike, pati deputet që e firmosën dhe u tërhoqën se i përkisnin Berishës. Nëse është për demaskuar qeverinë përse duhet të hiqte dorë. Pra nëse se bën Berisha nuk duhet ta quajmë opozitë. Nëse Berisha operon në terren, pala tjetër duhet ta quajë se nuk ekziston. Të dyja palët nuk arrijnë të kenë efekt mbi demokratët masivisht, anëtarësinë e gjerë”, vijon ai.

Sipas Kadillit, palët duhet të tërhiqen, nëse nuk mund të bëjnë opozitë.

“Ajo që nuk po bëhet është partia qoftë në njërin grup apo tjetër nuk harron të prodhojë opozitën. Nëse nuk e bëjnë hapni rrugën largohuni”, përfundoi Kadilli.

You may also like