Ka shpenzuar 243 milionë euro në total, Man. United e mbyll merkaton me një portier

by admin
Spread the love

Manchester United përforcohet me një portier të ri. “Djajtë e kuq” njoftuan në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës afrimin e Martin Dubravkas.

Portieri 33-vjeçar sllovak shkon në formë huazimi në “Old Trafford” nga Newcastle. “Djajtë e Kuq” kanë opsionin e blerjes së kartonit të “gardianit” në përfundim të huazimit.

Dubravka është nënshkrimi i gjashtë i verës për Ten Hag. Më parë firmosën Antony (95+5 milionë euro nga Ajaxi), Casemiro (70 nga Real Madridi), Lisandro Martínez (57 nga Ajaxi), Malacia (15 nga Feyenoordi) dhe Eriksen (i lirë pas largimit nga Brentford), për një total shpenzimesh prej 243 milionë eurosh.

Dubravka do të mbushë boshllëkun që la Dean Henderson, i huazuar këtë verë te Nottingham Forest. “Djajtë e Kuq” kishin nevojë për një portier rezervë.


Top Channel

You may also like