“Ka nga ata që duan të burgosen biznesmenët”, Rama merr në mbrojtje sipërmarrësit e mëdhenj

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi nismën që do të ndërmarrë qeveria, duke pyetur qytetarët për çështje të rëndësishme për vendin.

Një nga pyetjet që Rama do t’u drejtojë qytetarëve, lidhet me masat që duhet të marrë qeveria kundër sipërmarrësve të mëdhenj që bëjnë evazion fiskal.

Duke pranuar se biznesi i madh bën më shumë evazion fiskal, kryeministri tha se nuk ndan të njëjtin mendim me ata që kërkojnë burgosjen e biznesmenëve të mëdhenj, pasi në fund të fundit, ata janë punëdhënës dhe jo gogolë.

“Janë jo pak, njerëzit që kërkojnë që biznesi i madh kur bën evazion të goditet pa mëshirë, që do të thotë ashpërsim i konsiderueshëm, qoftë i masave që çojnë deri në humbjen e lirisë së biznesmenëve. Biznesi madh është targetuar si një gogol, shfrytëzues. Por unë nuk e ndaj këtë pikëpamje, as atë që janë një grusht oligarkësh që vendosin”, u shpreh Rama.

You may also like