Ka filluar pagesa për pensionistët, rritje e pensioneve minimale dhe mesatare – Shqip

by admin
Spread the love

Nga LSDM njoftojnë se ka filluar pagesa e mbështetjes financiare nga pakoja e fundit e masave kundër krizës.

“Për një periudhë prej 5 muajsh, pensionistët me pensione deri në 14.000 denarë marrin 15.000 denarë. 10.000 denarë u jepen pensionistëve, pensionet e të cilëve janë nga 14.000 deri në 16.000 denarë. Pensionistët me pension prej 16.000 deri në 19.000 denarë do të marrin 7.500 denarë” thonë nga LSDM.

Ata sqarojnë se me metodologjinë e vendosur LSDM-ja e ka rritur pensionin minimal për 50% dhe pensionin mesatar për 50% në krahasim me kohën e OBRM-PDUKM-së, parti e cila, siç thonë ata, pensionistët i kujtonte vetëm para zgjedhjeve.

You may also like