‘Ka dy tumore në kokë, nuk e di edhe sa do të jetojë’, Stresi flet për sëmundjen e ish-partneres

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka bërë një rrëfim shumë prekës së fundmi, duke tronditur të gjithë fansat e tij. Prej 5 dhjetorit, ai është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother në Kosovë, ndërsa si kurrë më parë ka treguar edhe anën e tij shumë të ndjeshme.

Gjatë spektaklit të së hënës, Stresi ka zbuluar se ish-partnerja e tij, Kejsi vuan nga dy tumore në kokë dhe çështja është shumë serioze sepse ajo po lufton me jetën. Ai tha se nuk ka gjetur asnjë mundësi për t’u pajtuar me të jashtë, ndërsa nënvizoi se nuk dihet edhe se sa kohë do të jetojë Kejsi.

Stresi: Jam nga ata burra që po bëj përpjekje të kthehem me një femër, po luftoj shumë sepse ajo ka dy tumore në kokë, po lufton me jetën. Du ti jem afër, nuk e di a do jetojë a nuk do jetojë më, është kaq serioze puna. Nuk kam dëshirë që kjo pjesë të përmendet.

Vedati: Mendoj që më shumë e kishe ndihmuar duke mos hyrë në “Big Brother”, por duke i qëndruar afër. Nëse është e nevojshme të të ndihmojmë në para, zgjidhet në sekondë.

Stresi: Nuk kam gjetur asnjë mundësi për t’u pajtuar me të jashtë. Kam luftuar shumë jashtë dhe më ka ardhur ftesa këtu. Kam ardhur për veten time dhe kam treguar historinë time.

Vedati: Pse po bie në kështu nivelesh, duke treguar çdo gjë. Moralizmin nuk e kam qejf, unë ta them në sy.

Olti: Ai tha që nuk e di sa kohë mund të jetojë, kjo më preku, ishte një bombë, një gjë shumë e rëndë.

You may also like