Juventusi tregohet i pamëshirshëm ndaj Empolit, “Zonja” fiton me poker

by admin
Spread the love

Juventusi mposht në shtëpi Empolin me poker në shifrat 4-0 dhe shkon në dy fitore radhazi për herë të parë në këtë edicion të Serie A. Të besuarit e Max Allegrit triumfuan falë golave të Kean, McKennie dhe Rabiot në sfidën hapëse të javës së 11-të të Serie A.

Ndeshja nis menjëherë në sulm për “Zonjën e Vjetër” që provon me Moise Kean pas një aksioni personal, por goditja e tij nuk gjen kuadratin. Megjithatë, sulmuesi italian do të zhbllokonte shifrat pas tetë minutash lojë.

Kostic harkon mirë nga e majta dhe në zonë përfiton Kean që devijon topin në rrjetë duke i çuar shifrat në 1-0. Një nisje e mirë nga Juventusi që tregon se kërkon ta mbyllë sa më parë këtë takim.

Bardhezinjtë hidhen në kërkim të golit të dytë dhe rrezikon sërish me Kean me një goditje me kokë që nuk gjen kuadratin. Empoli ndërkohë provon të japë shenja jete me Destron, por pa sukses. Pjesa e parë megjithatë mbyllet në avantazhin minimal të Juventusit.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Allegrit futen me të njëjtën dëshirë për të mbyllur ndeshjen sa më parë. Nuk kalon shumë kohë dhe pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Cuadrado, është Ëeston McKennie që ngrihet më lartë nga të gjithë dhe me kokë çon topin në rrjetë.

Edhe pas golit të dytë, te Juventusi nuk tërhiqen dhe duan të vënë në dukje forcën e tyre. Edhe goli i tretë i takimin vjen pas një goditjeje këndi. Është sërish Cuadrado që harkon dhe topi shkon drejt Rabiot që i çon shifrat në 3-0. Ky i fundit realizon edhe në fundin e takimit duke vulosur rezultatin final të ndeshjes dhe një dopietë personale.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e shtatë me 19 pikë dhe parakalon provizorisht Interin që ka ende ndeshjen e kësaj jave pa zhvilluar. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like