Juventusi pret Pogba në Torino, por Real dhe PSG nuk po dorëzohen

by admin
Spread the love

Paul Pogba aktualisht është pa kontratë dhe sipas mediave italiane, mesfushori francez pritet të ribashkohet me Juventusin dhe ish-trajnerin e tij Max Allegri. Ndërkohë që në Angli kanë bërë edhe një pasqyrë të situatës ku ndodhen negociatat mes tij dhe “Zonjës së Vjetër”.

Sipas “Sky Sports”, Juventusi po qëndron i qetë në pritje të përgjigjes zyrtare të Pogba. Ata kanë besimin e plotë se francezi ka zgjedhur Juventusin për aventurën e tij të rradhës, ndërkohë që nuk shqetësohen për ekipet e tjera të interesuara.

Një sjellje e gabuar kjo sipas mediave, pasi shërbimet e Pogba po bëhet një luftë e madhe edhe midis dy gjigantëve europianë. Bëhet fjalë për Real Madrid dhe PSG që nuk po heqin dorë për të marrë shërbimet e Pogba. Megjithatë, Juventusi qëndron i qetë, i sigurt se francezi ka zgjedhur të shkojë në Torino. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like