Juventusi gjen pasuesin e Sheznit, portën e “Zonjës” pritet ta mbrojë…

by admin
Spread the love

Vojçeh Shezni nuk ka ndërmend që të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2028, pasi ulja e pagës për të nuk është një opsion, kështu që kontrata e tij e cila skadon në vitin 2026 ndoshta mund tëndërpritet më shpejt se afati përfundimtar. Në Torino besojnë shumë te portieri polak, por ideja e këtij të fundit ishte ajo që të mbyllte kontratën me bardhezinjtë dhe të varte këpucët në gozhdë, ndonëse 33 vitet e tij nuk janë ndonjë moshë ekstreme.

Gjithsesi, mund të ekzistojë edhe që n të fund të sezonit Shezni të shitet diku apo të pranojë një ofertë tjetër, prandaj Juventusi kërkon që të mos kapet në befasi dhe të gjejë sa më shpejt pasuesin e Sheznit.

Dhe emri i përzgjedhur është ai i Mikele De Gregorios, gjigantit të portës së Monzës, por që është rritur në radhët e Interit. Ky sezon ka qenë fantastik për 26-vjeçarin, i cili ka mbajtur portën të paprekur në 11 raste, por mbi të gjitha ka ofruar disa pritje që është pak të quhen spektakolare.

di gregorio

Monza, e cila e pagoi 4 milionë euro De Gregorion, tani kërkon të paktën 20 milionë për kartonin e tij dhekjo shifër nuk e tremb aspak Juventusin. Përkundrazi lajmet thonë se akordi është fare pranë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like