Jumna Fetai fiton medaljen e argjendtë në Turneun ndërkombëtar të atletikës “Akademik” në Sofje – Shqip

by admin
Spread the love

Në organizim të Federatës së Atletikë së Bullgarisë, sot në palestrën e sporteve “Festivalna” në Sofje, u mbajt edicioni i 53-të Turneu  ndërkombëtar i atletikës “Akademik”në kategorinë e seniorëve për meshkuj  dhe femra  vajza . Në këtë garë të parë ndërkombëtare të atletikës për vitin 2024, morën pjesë atlet nga  Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Ukraina Greqia, Austria dhe Serbia.

Nga garuesit e vendit tonë sot në gara u paraqitën dy hedhësit e gjyles (4 kg) dhe ate Jumna Fetai në kategorinë e vajzave dhe Matjan Nojkovski, në kategorinë e meshkujve. Sukses për tu mbajtur mend  ka  shënuar atletja e klubit të atletikës “7 Maj”, 15 vjeçarja Jumna Fetai e cila u stolis me  medaljen e argjendtë duke  shënuar rezultatin 11 metra e 29 centimetra.  Vendi i parë i takoi bullgares Hristijana Vasileva  e  cila shënoi rezultat 11 metra e 75 centimetra, ndërsa  në vendin e tretë u renditë bullgarja Teodora Petrova me rezultatin 10 metra.

Në kategorinë e meshkujve   i pari doli serbi Bogdan Zdravkoviq  me rezultatin 18 m e 44 cm, i  dyti doli bullgari Kalojan Zhekov me 14 m  e  08 cm, ndërsa garuesi i Maqedonisë së Veriut Maqrjan Nojkovski  shënoi rezultatin  13 metra e 60 cm.

You may also like