“Ju lutem, mos ma kujtoni! S’e kam riparë finalen e Tiranës, humbje e dhimbshme”

by admin
Spread the love

Feyenoord mbërriti deri në finalen e Conference League, por dështoi të fitonte trofeun në duelin e zjarrtë të 25 majit kundër Romës në “Air Albania”.

Në finalen e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, fitoi skuadra e Jose Mourinhos falë golit të Nicolo Zaniolos.

Trajneri i ekipit holandez, Arne Slot është rikthyer të flasë rreth ndeshjes në Tiranë, që përfundoi me festën e italianëve. Në një prononcim për ESPN, 44-vjeçari që drejton Feyenoorin prej verës së vitit 2021, theksoi se në finale jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë.

Gjithmonë tentoj ta largoj nga mendja atë ndeshje. Nuk e kam parë asnjëherë më pas finalen… Ndoshta nuk është një mënyrë inteligjente kjo për ta harruar atë disfatë, pasi mund të nxjerrim mësim, por preferoj të mos e mbaj mendjen aty.

Ishte bukur të luanim në finalen e Tiranës, por nuk ka ndjesi më të dhimbshme sesa humbja. Në finale nuk fiton gjithmonë skuadra më e mirë, pasi duhet edhe pak fat. E pamë një gjë të tillë edhe në finalen e Kupës së Botës, Argjentinë-Francë”, u shpreh Slot./ Super Sport


Top Channel

You may also like