Jori i bën nder të gjithë banorëve, rrit shumën me 9 mijë euro. Ja sa është çmimi aktual

by admin
Spread the love

Jori Delli u vendos përballë një loje gjatë spektaklit të së martës. Vëllai i Madh i dha mundësinë modeles shqiptare që të rriste çmimin e madh që deri mbrëmë ishte plot 62 mijë e 400 euro. Sakaq, Elvis Pupa kishte rolin e motivuesit.

Me sytë mbyllur, Jori duhet të gjente se çfarë produkti do i biente në kokë dhe nëse e gjente përgjigjen e saktë, në çmimim e madh do rriteshin plot 9000 mijë euro.

Modelja arriti t’i gjejë të gjitha produktet dhe për pasojë, çmimi u rrit me 9 mijë euro. Në total, banorët kanë në dispozicion, 71 mijë e 400 euro.

Banorët e kanë falënderuar Jorin për gjestin e saj, ndërsa Qetsori i dha fjalën modeles se nëse ai shpallet fitues i këtij edicioni të dytë, do t’ja japë atij 9000 mijë eurot.

You may also like