Jordania tërheq ambasadorin e saj në Izrael: Dënojmë luftën izraelite që shpërtheu në Gaza

by admin
Spread the love

Jordania ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme jordaneze.

Ministri i Jashtëm, Ayman Safadi tha se masa e ndërmarrë është vënë në zbatim menjëherë, “si një shprehje e pozicionit të Jordanisë që refuzon dhe dënon luftën izraelite që shpërtheu në Gaza”.

Deklarata tha gjithashtu se ambasadori i Izraelit – i cili nuk është aktualisht në Jordani, sipas deklaratës – nuk ishte i mirëpritur të kthehej.

Kthimi i ambasadorit do të varet “nëse Izraeli do të ndërpresë luftën e tij në Gaza, duke ndalur katastrofën humanitare që pasoi konfliktin dhe duke u përmbajtur nga veprimet që u mohojnë palestinezëve të drejtat e tyre themelore, duke përfshirë aksesin në ushqim, ujë dhe ilaçe, si dhe një jetë të sigurt dhe të qëndrueshme në tokën e tyre kombëtare”.

Ministria jordaneze më herët të mërkurën njoftoi fillimin e procesit të evakuimit të qytetarëve të saj nga Rripi i Gazës.


Top Channel

You may also like