Jo vetëm Real Madrid, dy klube të tjera futen në garë për Alphonso Davies

by admin
Spread the love

Beteja për Alphonso Davies ka arritur një fazë tjetër, me Chelsea dhe Manchester Ciy që shprehin interesim të fortë për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Munich.

Davies ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2025, por 23-vjeçari është objektivi kryesor i “Los Blancos”, të cilët ata e shohin si një opsion vendimtar për të forcuar mbrojtjen e tyre.

Bayern Munich në fakt dëshiron ta mbajë në ekip, por duket se është i prirur për t’u larguar dhe Real Madrid është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro për kartonin e tij. Megjithatë, sipas mediave të ndryshme, Manchester City është futur thellë në garë dhe është në gjendje të ofrojë 70 milionë euro për talentin kanadez. Gjithashtu edhe Chelsea është në garë, por ende nuk dihet se sa do të jenë të gatshëm blutë e Londrës të ofrojnë për transferimin e tij./h.ll/abcnews.al

You may also like