Jo vetëm maratona e Tiranës, një ditë e mbushur me supersfida sot në Oversport

by admin
Spread the love

Jo vetëm Maratona e Tiranës, në Oversport dhe Tibo do të ketë një gamë të gjerë eventesh edhe për sporte të tjera. Në Oversport 5 mund të ndiqni kampionatin Europian të Peshëngritjes U-23 që ka startuar prej orës 10:00.

Në orën 12:30 do të keni mundësi që në Oversport 2 të ndiqni sfidën e Serie A midis Udineses dhe Torinos. Në Oversport 1 në orën 15:00 do të vijë një tjetër sfidë e Serie A, ajo midis Bolognas dhe Lecces.

Në orën 16:00, në Oversport 3 do të keni mundësi të ndiqni ndeshjen e Kategorisë së Parë, Skënderbeu-Besëlidhja. Në mbrëmje do të vijnë edhe dy supersfidat e kësaj të hëne. Në orën 18:00 në Oversport 1 vjen dueli Atalanta-Lazio, ndërsa në orën 20:45, të gjithë sytë do të jetë për supersfidën Roma-Napoli. /oversport.tv

You may also like