Jo vetëm futbollist, zbulohet “perandoria” e biznesit milioner të Mesut Ozil

by admin
Spread the love

Mesut Ozil përballet me fazën e fundit të karrierës së tij të suksesshme profesionale. Ish-lojtari 33-vjeçar i Real Madridit, kampion bote në vitin 2014, po luan sezonin e dytë te Fenerbahce, por tashmë ka paguar për të ardhmen e tij larg futbollit.

Turko-gjermani është sipërmarrës dhe ka krijuar një perandori biznesi, duke diversifikuar investimet e tij në fusha shumë aktuale: kriptomonedha, veshje sportive, kafe, eSports. Linjat e biznesit të Ozilit “driblojnë” së bashku me kreativitetin që ai tregoi në tapetin e gjelbër në vitet e tij më të mira profesionale.

Mesut Ozil është gati të bëhet futbollisti i parë profesionist që lançon markën e tij të këpucëve “M1Ö”. Mesfushori ka treguar tashmë disa prototipe të këpucëve në ndeshjet e fundit dhe në rrjetet sociale ka nisur të promovojë një modele që do t’i shohim shpejt në treg. Këpucët e futbollit “M1Ö” do të variojnë nga 30 deri në 270 euro.

Këpucët e futbollit janë evolucion i markës së tij të veshjeve “M10”, e cila kishte një xhiro prej më shumë se një milion euro në vitin e parë. Përveç kësaj, ai zotëron një ekip “eSports” me bazë në Dusseldorf, një portofol i madh i pasurive të paluajtshme. Ozil fitoi një bllok aksionesh në klub së bashku me Eva Longoria dhe modelen Kate Upton.

Turko-gjermani i ka hyrë edhe botës së kozmetikës. Ozil ka aksione në CTZN, një kompani kozmetike unisex e themeluar nga motrat amerikane Aleena, Aleezah dhe Naseeha Khan, të cilat punojnë në Londër dhe Dubai.

Ozil nuk heziton të investojë në bizneset e ish-kolegëve të tij. Ai bashkëdrejton laboratorin e suksesshëm të suplementeve shëndetësore “Unity” me Mathieu Flamini. Me ish-shokët e skuadrës tek Arsenali, Aaron Ramsey dhe Petr Cech, zotëron një klinikë në Londër.

Biznesi i kriptomonedhave është gjithashtu në planet e gjermanit. Në vitin 2022 ai shpreson që kriptomonedha e tij do të shohë dritën dhe do të lançojë NFT-në e tij. “Ne po punojmë për një monedhë dixhitale ‘M10’.

Ky është projekti ynë i madh dhe shpresojmë ta lançojmë këtë vit. Kjo do të thotë që fansat mund të blejnë produktet e Mesut me monedhat e tyre”, – komentoi agjenti i mesfushorit, Erkut Sogut, në një intervistë për “The Sun”.

Ozil ka punuar me bamirësinë gjermane “Big Shoe” që nga viti 2010, duke ndihmuar në financimin e operacioneve jetike për fëmijët e sëmurë në në mbarë botën. “Ai jep miliona çdo vit. Ozil beson që, nëse ndani shumë, do të merrni shumë, ky është mentaliteti i tij”, – konfirmon Sogut.

You may also like