Jevtiq: Përmes protestave në Prishtinë dhe Beograd u dërguan mesazhe të ngjashme

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq, ka thënë se mesazhe të ngjashme janë dërguar edhe nga protesta e djeshme në Prishtinë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe në Beograd kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Dje në Sretenje protesta kundër Aleksandar Vuçiqit dhe Asociacionin në Prishtinë dhe Beograd. Mesazhe të ngjashme dhe të njëjtat dëshira kundër presidentit dhe popullit të Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Jevtiq i dha mbështetje kreut të shtetit serb duke theksuar se “ata që protestuan dje nuk i mendojnë mirë popullit serb dhe Serbisë dhe për këtë arsye Alessandar Vuçiq është pengesa më e madhe e tyre”.

You may also like