Jetmiri (30) humbi jetën duke dashur të ndihmojë në autostradën zvicerane

by admin
Spread the love

Jetmir Morina humbi jetën në një aksident në autostradën A1 pranë ëinterthurit në Zvicër. Familja e tij është e pikëlluar thellë

Binte shi i madh kur Jetmir Morina (30) vonë të mërkurën në mbrëmje, po voziste në autostradën A1 drejt Cyrihut. Në ëinterthur ai telefonon nënën e tij. “Papritmas ai tha se kishte ndodhur një aksident dhe donte të shkonte në ndihmë”, tha për gazetën “Blick” një ditë më vonë vëllai i tij Besart Morina (38).

Përpjekja e Hetmirit për të ndihmuar përfundoi me fatalitet. Kur ai doli, shkruante më vonë Policia Kantonale e Cyrihut në një komunikatë, Jetmiri u godit nga një veturë në korsinë e emergjencës, e cila u përplas e pakontrolluar në autostradë. 30-vjeçari është hedhur mbi parmakë në rrugën kryesore poshtë dhe është përplasur nga një makinë tjetër.

Jetmiri dërgohet menjëherë në spital, transmeton portali Shtegu. Por çdo ndihmë për te ka qenë ë vonshme. Pak kohë më vonë, ai iu nënshtrua plagëve të rënda.

Vëllai i Jetmirit, Besarti, po atë mbrëmje u njoftua nga vëllezërit e kunatës së tij: “Më ra telefoni. Isha në shok, thjesht nuk doja ta besoja”, thotë ai për Blick.

Por shpejt e kuptoi se duhej të qëndronte i qetë. “Më duhej t’u tregoja prindërve lajmin e hidhur. Ai dhe Jetmiri ishin shumë të afërt”.

Tashmë familja është në pritje të transferimit të kufomës së djalit në Kosovë. “Jetmiri do të varroset këtu në fshatin Topanicë në Kosovën lindore”. Ai mund ta përshkruajë me pak fjalë vëllain e tij, i cili është më i vogli nga tre fëmijët: “Ai ishte njeriu më i mirë, më i dashur dhe më ndihmuesi që kam njohur ndonjëherë. Shembulli kryesor në rrethin tonë të të njohurve.» Ai ishte gjithashtu një vëlla i ndershëm, një bashkëshort dhe baba i dashur. “Ai ka tri vajza pesë, tre dhe njëvjeçare”.

Jetmiri ishte një mysliman i devotshëm dhe festonte Ramazanin, thotë vëllai, i cili punon si imam. “Pak para se të vdiste, për të festuar agjërimin çdo mbrëmje, ai hante hurma”.
Jetmir Morina ndoqi një shkollë të mesme islame në Kosovë dhe më pas studioi për stomatologji. Rreth gjashtë vjet më parë ai u transferua në Zvicër për shkak të dashurisë. “Për fat të keq, ai ende nuk ka mundur të punojë si stomatolog në Zvicër. Por ai ishte në proces që të vinte gjithçka në lëvizje që pas disa vitesh të mund ta bënte këtë punë në Zvicër. Por Zoti kishte plane të tjera për të”, thotë vëllai i tij. “Për ne do të thotë shumë që ai shkoi si ndihmës – dhe se Zoti donte ta merrte”.

You may also like