Jesus tërbohet nga drejtësia sportive

by admin
Spread the love

Nëse çështja Acerbi-Juan Jesus përfundoi në frontin e drejtësisë sportive (braziliani nuk mund të apelojë), mund të ketë pasoja diku tjetër. Po, sepse mbrojtësi, i zhgënjyer dhe për mendimin e tij viktimë e një padrejtësie, nuk dëshiron të shihet si fajtor dhe gënjeshtar.

Prandaj ekziston hipoteza, raporton “Gazzetta dello Sport”, e një kallëzimi penal ndaj Acerbit. 32-vjeçari nga Belo Horizonte po vlerëson se çfarë të bëjë me mbështetjen e agjentit të tij Roberto Calenda. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për këtë iniciativë hipotetike. Ajo që e ngushëllon brazilianin është mbështetja e skuadrës, familjes dhe tifozëve të tij.

Pa harruar klubin dhe Aurelio De Laurentiis, të tërbuar, siç theksohet nga deklarata e publikuar menjëherë pas vendimit të drejtësisë sportive.

Sikurse shkruan “Il Mattino”, nuk përjashtohet që, me rastin e ndeshjes së radhës në shtëpi të axurrëve ndaj Atalantës, të vishet një fanellë me shkrimin #IostoconJJ, si dhe t’i jepet shiriti i kapitenit ish-lojtarit të Romës.

Do të vendosë edhe trajneri Francesco Calzona, i cili do të kthehet sot nga Sllovakia, pas barazimit 1-1 në miqësoren ndaj Norvegjisë së Haaland.

You may also like