“Jemi të emocionuar”, Arteta: Ju tregoj cilësitë më të mira të Havertz

by admin
Spread the love

Kai Havertz është lojtari më i ri i Arsenalit, që siguroi shërbimet e gjermanit ofensiv duke paguar 70+5 milionë euro në arkat e Chelsea.

Trajneri i nënkampionëve të Anglisë, Mikel Arteta ndihet i lumtur për firmën me 24-vjeçarin, për të cilin insistoi ta kishte pjesë të skuadrës së tij.

Kai është një lojtar shumë cilësor. Ai është një futbollist shumë i shkathët dhe inteligjent. Ai do të sjellë një sasi të madhe fuqie shtesë në mesfushën tonë.

Dhe shumëllojshmëri në stilin tonë të lojës. Të gjithë jemi të emocionuar që fillojmë të punojmë me të“, deklaroi trajneri spanjoll.

Tani pritet zyrtarizimi i Declan Rice, me Arsenalin që do të paguajë rreth 105 milionë paund për kapitenin e West Ham.

Dhe titullarin e kombëtares angleze, të cilin synoi ta transferonte edhe Pep Guardiola te Manchester City.

Arsenali tenton të rikthehet te titulli kampion sezonin e ardhshëm. Trofe që i mungon klubit londinez prej vitit 2004./ Shqip


Top Channel

You may also like