“Je shumë materialiste”, Adelina Tahiri jep përgjigjen epike

by admin
Spread the love

Adelina Tahiri prej vitesh ka një marrëdhënie të konsoliduar me Serjozha Markov, me të cilin ma edhe një djalë, Jonin.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar detaje të reja nga jeta e saj private, në një ‘mini-intervistë’ virtuale me ndjekësit.

Mirëpo, krahas kurioziteteve, nuk kanë munguar as komentet negative, e pyetje që e kalojnë masën.

“A nuk të duket që je shumë materialiste dhe ekspozohesh shumë??”, e ka pyetur një ndjekës këngëtaren, mirëpo ajo nuk ia ka kursyer një përgjigje.

“Aspak, Nuk ekspozoj as 1% e asaj që e posedoj realisht! Po edhe sikur ta bëj është e drejta ime dhe Instagrami im”, shkruan ajo, me pak ironi e humor.

E pastaj, sa i përket mterializmit, shkruan “Ke të drejtë 100%”.

Mesa duket, ajo e ka vendosur të mos i marrë seriozisht këto komente, duke iu përgjigjur me humor!


You may also like