Java e 16-të në kushte të vështira atmosferike! – Shqip

by admin
Spread the love

NDESHJA DERBI GOSTIVARI – SHKUPI ZHVILLOHET NË STRUMICË

Emocionet  në Ligën e pare të fubollit vazhdojnë  në mes javë me ndeshjet e javës së 16-të të sezonit vjeshtor, ndeshje këto që  do të zhvillohen në kushte tejet të vështira atmosferike. Të gjitha takimet fillojnë në ora 13:00

Derbi i javës së 16-të shkaku i kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit të papërshtatshëm, ekipi i Gostivarit që sot ka udhëtuar në Strumicë ku nesër në stadiumin “Bllagoja Istatov” do ta zhvillojw ndeshjen me Shkupin. Sipas  futbollistit Xhelil Abdulla Gostivari do të tentojw të vazhdon rrugëtimin e sukseseve.

Do jetë një ndeshje ku e dimë të gjithë se edhe  Shkupi ka ekip të mire edhe ne. Do jetë një ndeshje derbi dhe shpresojmë që këtë ndeshje me angazhim maksimal të ekipt të dalim me tre pikw” , tha Xhelil Abdulla.

Kampioni i në fuqi Struga Trim Lum është mysafire e Vardarit në një ndeshje tjetër e rëndësishme  për të mbetur në garë për kreun e tabelës.

Ditën e mërkurë ndeshemi kundër Vardarit në Shkup. Një ndeshje me shumë rëndësi për ne, duke ditur se jemi duke shkuar nga fundi i sezonit vjeshtor ku na kanë mbetur edhe katër ndeshje për tu luajtur, duhet të futemi me shumë fokus dhe me gjithë forcat  në këto katër ndeshje t`i marrim pikët maksimale që të arrijmë qëllimin tonw”, tha Ard Kasami.

Shkëndija në stadiumin e qytetit në Tetovë është nikoqire e Rabotniçkit, Voska Sport në “Biljanini Izvori” takohet me Tikveshin, Makedonija Gj.P është nikoqire e Sileksit dhe AP Brera në kamp[in  e  Strumicë përballet me Bregallnicën . Të gjitha  ndeshjet  fillojnë në orën 13:00

Java e 16-të, takohen:

Shkëndija – Rabotniçki

Vardari – Struga Trim Lum

Voska Sport – Tikveshi

Gostivari – Shkupi

Makedonija Gj.P – Sileksi

AP Brera – Bregallnica

/KlanMacedonia

You may also like