Japonia thotë se 1.5 mln njerëz vijojnë të jetojnë në izolim të plotë edhe pas Covid

by admin
Spread the love

Një e pesta e atyre që njihen në vend si ‘hikikomori’ i vinin fajin për gjendjen aktuale “presioneve të nxitura nga pandemia”.

Rreth 1.5 milionë njerëz në moshë punësimi në Japoni jetojnë të izoluar nga ana shoqërore, sipas një sondazhi të qeverisë, dhe një e pesta e tyre i vënë fajin presioneve shoqërore të lëshuara nga Covid-19.

Numra të mëdhenj personash thotë se nisën të distancohen nga shoqëria qytetare prej problemeve në marrëdhëniet dhe humbjes së vendeve të punës.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre, rreth 20.6% – thanë se gjendja e tyre u nxit nga ndryshimet e imponuara të stilit të jetesës gjatë pandemisë.

Hikikomori – siç quhet në vend personat që distancohen nga shoqëria, kalojnë thuajse të gjithë ditën të mbyllur në shtëpi, dhe tashmë përbëjnë 2% të personave të moshave nga 15-62 vjeç në Japoni, tha sondazhi.

Sondazhi këqyri 30,000 njerëz të moshave 10 deri në 69 në Japoni në fund të vitit të shkuar. Një e pista e pjesëmarrësve të moshave 15-39 vjeç, ishin izoluar vetëm prej gjashtë muajsh ose një viti, 20% përmendën si arsye problemet në marrëdhëniet me të tjerë, ndërsa 18% citonin pandeminë.

Mes personave me moshë 40-64 vjeç, 44.5% thanë se sjellja e tyre ishte nxitur nga humbja e vendeve të punës, që vinte pasi 20.6% kishin cituar pandeminë si arsye.

Rritja e numrit të njerëzve që jetojnë si të izoluar ka bërë që autoritetet të mendojnë për mënyra veprimi, teksa në një zonë në Tokio grupi Edogawa mban evente virtuale bashkimi ku hikikomori-t të mund të kontaktojnë me të tjerë.

Grupi thotë se ka mijëra anëtarë, përfshi dhe studentë që kanë lënë mësimin.

“Ne e dimë se nuk mund të zgjidhet gjithçka me takimet virtuale, por mund të ndihmojë disa njerëz”, tha drejtuesi grupit Takeshi Saito, për rrjetin Mainichi Shimbun. “Ne duam të ndihmojmë ata që nuk dalin nga dhoma e tyre dhe që nuk ndërveprojnë me të tjerë, duam t’i bëjmë që të marrin një hap përpara”.

You may also like