Janë gjetur eshtra njerëzish në oborrin e Klinikës së Psikiatrisë në Shkup

by admin
Spread the love

Në oborrin e Klinikës së Psikiatrisë në Shkup janë gjetur eshtra njerëzish, gjatë punimeve që janë duke u zhvilluar në atë objekt. Për këtë është njoftuar edhe policia, e cila është prononcuar për rastin.
“Më datë 30.04.2024 në ora 11.40 në SPB Shkup është denoncuar se në Klinikën e Psikiatrisë në kuadër të Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza”, gjatë realizimit të punimeve ndërtimore – kryerjen e gërryerjes, është gjetur asht me shumë gjasë i njeriut, në vendin ku më parë ka pasur varreza. Në vendin e ngjarës ka dalë ekipi i SPB Shkup dhe është njoftuar dhe prokurori publik”, kanë deklaruar nga MPB.

MARKETING



You may also like