Janë gjetur dy vajzat nga rajoni i Strugës, të cilat para dy ditësh u larguan nga shtëpia

by admin
Spread the love

Nëpunësit policor sot i gjetën dy vajzat nga rajoni i Strugës, ku pardje në mbrëmje u raportua se janë larguar nga shtëpia.

Zëdhënësi i SPB-së Stefan Dimoski informon se të miturat ishin gjetur në Shkup dhe do t’u dorëzohen prindërve.

“Nëpunësit policor nga NJSSH Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup, sot në qendër të Shkupit i gjetën dy vajzat e mitura A.S. (15) nga fshati Lozhane dhe T.P. (14) nga fshati Moroishte, dhe ato do t’u dorëzohen prindërve”, deklaroi Dimoski.

Dy vajzat, sipas tij, më herët raportohej se ishin larguar nga shtëpia dhe sërish ishin kthyer.

Dy të miturat janë raportuar të mërkurën në mbrëmje në Stacionin Policor në Strugë se janë larguar nga shtëpia e nënës së njërës prej vajzave.

MARKETING



You may also like