Jam mërzitur, nuk kam thyer asnjë kod moral

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Elhaida Dani zbuloi për herë të parë partnerin e saj, i cili është balerini dhe njëkohësisht edhe partneri i saj në kërcim, Ledian Agalliaj. Përmes një puthjeje në skenën e Dancing With The Stars, që duket se emocionoi publikun, çifti konfirmoi dashurinë e tyre.

Por duket se kjo puthje ka ngjallur shumë reagim edhe në rrjete sociale, me një pjesë të ndjekësve të cilët e kanë pritur mirë lajmin ndërsa të tjerë e kanë cilësuar këngëtaren si një vajzë që është futur mes një çifti. E pikërisht për këtë arsye, vetë Elhaida ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se nuk ka thyer asnjë kod moral.

Reagimi i plotë i Elhaida Danit në Instagram:

“E di që shumë prej jush po prisnit këmgën e re, por më përpara: Doja të flisja hapur dhe të trajtoja një situate e cila në ditët e fundit ka shkaktuar shumë diskutime e ndoshta dhe lenduar disa prej jush. E kuptoj qe si personazh publik veprimet dhe zgjedhjet e mia kane peshe dhe ndikim dhe tek ata qe me shikojne dhe me ndjekin. Jam gjithashtu shume e vetedijshme qe shume prej jush me shohin si model frymezimi dhe e kuptoj pergjegjesine qe vjen me kete

Rol.

Si asnjehere tjeter ne karrieren time, pertej bashkepunimit profesional, pertej punes, ndjeva emocione dhe shkendija te sinqerta te cilat nuk i permbajta dot. Si artiste besoj shume tek forca qe rrezaton dashuria per te frymëzuar, reflektuar pozitivitet e per ti bere njerezit me te mire. Ndaj kjo shpjegon edhe arsyen pse vendosem ti mbajme me publikun ndjenjat qe kemi per njeri-tjetrin.

Megjithate, nga reagimet tuaja kuptova qe veprimet tona mund te mos jene dukur te nxituara pasi kuptova qe veprimet tona mund te jene dukur te nxituara pasi kane shkaktuar indinjate duke konsideruar disa rrethana te cilat ne i kemi sqaruar perpara se te niste kjo marredhenie.

Me besoni qe une nuk kam thyer asnje kod, qofte dhe moral por nuk jam une personi qe duhet ti sqaroje mire per publikun. E ndjej qe mund te kem zhgenjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historine e vertete) dhe per kete jam merzitur sepse e di qe dashuria dhe marredheniet ndonjehere mund te jene komplekse.

Prandaj ne finale dua gjithsesi te kerkoj ndjese per cdo shqetesim qe mund te kem shkaktuar. Jam e perkushtuar te vazhdoj te punoj fort per te merituar si gjithmone kam bere. Besimin dhe mbeshtetjen tuaj per te ecur perpara. Sinqerisht e juaja, Elhaida”- shkruan këngëtarja në reagimin e saj në rrjete sociale.

You may also like