Jam më i bukur se Armina Mevlani, të më falenderojë se e bëra të famshme

by admin
Spread the love

Bledi Mane është një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri dhe njihet për reagimet e tij të drejtëpërdrejta. Atij nuk i mungon humori dhe ironia, teksa shpeshherë është në qendër të mediave rozë për shkak të deklaratave të tij të forta për një pjesë të VIP-ave shqiptarë.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa gazetari ishte i ftuar në emisionin sportiv “Top Arena”, ku iu përgjigj pyetjeve të Alesia Bamit në rubrikën “Këndi i të vërtetës”. Ai bëri një deklaratë shumë të fortë për blogeren Armina Mevlani, duke thënë se ai ka kontribuar në famën e saj, pasi më parë atë nuk e njihte njeri.

Gazetari tregoi se do ta përqafonte blogeren nëse do ta takonte ndonjë ditë, teksa ka dëshirë të përballet. I pyetur nga moderatorja Alesia Bami se çfarë ka me Armina Mevlanin, ai u përgjigj: “Ajo është grua tashmë sepse është martuar. Jam unë më i bukur se Armina, por si nuk kam rastistur ndonjëherë në korridoret e Top Channel.

Kam dëshirë të përballem me të. Ndoshta do e përqafoja dhe do i thoja ‘Më falëndero sepse edhe unë kontribuova në famën tënde. Sepse nuk e njihte njeri”- deklaroi Bledi Mane në emisionin “Top Arena” në Top Channel.

You may also like