Jam i përgatitur për çdo gjë – Shqip

by admin
Spread the love

I pyetur nga gazetarët për dy akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij, atë të pastrimit të parave dhe korrupsionit, Sali Berisha tha se këto janë akuza të mirëfillta politike. Ai theksoi se është i përgatitur për çdo gjë.

“Këto akuza janë të mirëfillta politike, Sali Berisha është i përgatitur për çdo gjë, për kauzën e tij. Ai vendosi diktaturën, unë do të qëndroj me të gjithë forcën time. Të akuzosh Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë. Natyrisht ata që firmosin gjëra të tillë as kanë fytyrë as kanë karakter. Të akuzosh për korrupsion për një gjë që nuk ka absolutisht asgjë, përveç faktit që Jamarbër Malltezi është burri i vajzës time… Nuk kanë kapur asnjë shkelje të vetme në procesin e privatizimit, ku qëndron atëherë? Sa i përket burimeve të parave të mia ato janë të qarta transparente si drita e diellit. Kjo është bërë me porosit të plotë, me insistim të tmerrshëm të tij, ndonjëherë e angazhuar edhe Lind Rama në këtë proces. Po unë nuk merrem me gratë”

I pyetur nëse i druhet burgimit, Berisha u shpreh: “Asgjëje si druhem unë, besoj se unë e kam faktuar këtë gjë. Do druhesha po të shihja që dëmtohej kauza, kjo përkundrazi ndihmon kauzën tonë”./tvklan.al

 

 

You may also like