“Jam gati të ul pagën me 30%”! CR7 i dëshpëruar, insiston për të firmosur me “armiqtë” e Realit

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Manchester United.

Agjenti i yllit portugez, Jorge Mendes i ka ofruar shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” shumë klubeve, por të gjithë po e refuzojnë.

Në ditët e fundit gjithçka është përqendruar te një rikthim në La Liga, por jo te Reali. CR7 dëshiron të vazhdojë karrierën tek Atletico Madrid, ekip që do të garojë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ronaldo dëshiron me çdo kusht të aktivizohet në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ai është gati të ulë pagën sezonale me 30% për të luajtur në “Wanda Metropolitana”, por “Colchoneros” vazhdojnë të refuzojnë.

Nuk i kemi mundësitë ekonomike për të blerë Ronaldon”, i janë përgjigjur drejtuesit e Atleticos agjentit të 37-vjeçarit, me këtë të fundit që ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me teknikun Diego Simeone.

Kalimi tek “armiqtë” e Atleticos do zhgënjente shumë tifozët e Realit, aty ku CR7 është një legjendë e gjallë, por sulmuesi nuk e ka problem një gjë të tillë. Ai dëshiron të luajë në Champions League dhe vijon të insistojë për t’u rikthyer në Spanjë.


Top Channel

You may also like