Jam e dashur, e kujdesshme, argëtuese për t’u mbajtur afër

by admin
Spread the love

Blogerja dhe aktoja e njohur shqiptare, Dea Mishel është bërë së fundmi pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Ajo është pak aktive në shtëpi, teksa blogerja ka rënë në sy për komentet e shakatë e saj të shumta që janë komentuar edhe si jo te denja për këtë spektakël.

Së fundmi, në një bisedë me banorët e tjerë brenda shtëpisë, ajo ka folur për veten e saj. E pyetur nga Kristi se ‘çfarë mund t’i ofrojë Dea një mashkulli’, ajo ka numëruar të gjithë gjërat e mira që ka te vetja, duke thënë se është shumë e dashur dhe e kujdesshme,

“Përveçse mendoj se jam plotësuar deri diku vetëm, nuk kam nevojë që të plotësojë dikush mangësitë e mija, mendoj që jam edhe një njeri argëtues për t’u mbajtur afër. Jam shumë e dashur dhe e kujdesshme, do ta ndihmoja personin që kam afër.

Fal shumë dashuri dhe do ta bëja të ndjehej i veçantë”- është shprehur ndër të tjera Dea Mishel, e cila është shumë e komentuar rreth deklaratave të saj në ekran.

You may also like