Jam copë-copë. Nuk e di si është puna, por…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Efi Dhedhes do të mbetet pa diskutim në historinë e Big Brother VIP si një nga personazhet më të dashur e më të pëlqyer nga të gjithë. Edhe pse nuk është më pjesë e shtëpisë prej disa javësh, Efi është në qendër të mediave e të opinionit publik që kërkon të dijë më shumë rreth ish-konkurrentes së Big Brother VIP.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, por në një video të publikuar së fundmi, Efi nuk është shfaqur në gjendje jo fort të mirë shëndetësore. Ajo shprehet se ndihet shumë “copë-copë” dhe nuk e kupton arsyen, por ndoshta dhe nga koha. 

“Si jeni? Do thoni ju pse flas me këtë zërin copë-copë? Sepse jam copë-copë. Nuk e di a është koha, apo është ndonjë virus, nuk e di se si është puna, por shumë e lodhur ndihem. A është psikologjikisht apo fizikisht kjo ngelet për t’u parë”, thotë Efi në videon e publikuar në rrjete sociale.

Kujtojmë që Efi doli nga shtëpia pas një televotimi të hapur gjatë një prej spektakleve, ku përballë Kiarës dhe Luizit, ajo nuk ia doli të vijonte qëndrimin e saj në shtëpinë e Big Brother VIP. Efi është një nga mbështetëset më të flakta të Luizit në këtë edicion të dytë të Big Brother.

You may also like