“Jam beqare dhe po argëtohem “. Më pas flet për një hamshor…

by admin
Spread the love

“Që prej tetorit jam beqare dhe po argëtohem”: ja si ia ka sqaruar ndjekësve dhe shtypit Wanda Nara në Instagram situatën aktuale të marrëdhënies së saj.

Asnjë rikthim me Mauro Icardin pavarësisht udhëtimit romantik në Maldive dhe tentativave të shumta për pajtim nga futbollisti i Galatasaray.

Wanda përsëriti se ishte vetëm, duke mohuar kështu edhe thashethemet e periudhës së fundit që e duan gjithnjë e më pranë reperit 22-vjeçar L-Gante, i cili ka njohur motrën dhe babanë e Naras.

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të fansave të saj, Wanda Nara zbuloi edhe identikitin e mashkullit të saj ideal:

“Ai duhet të jetë inteligjent, i pasionuar për atë që bën, ai duhet të jetë një hamshor, një person i pjekur dhe i sigurt që kujdeset për mua, më respekton dhe më befason”.

You may also like