Ja kur shpallet konkursi për Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së

by admin
Spread the love

Në mbledhjen e datës 17 maj, Bordi i Radio
Televizionit të Kosovës ka njoftuar se ka aprovuar rregulloren për procedurat e
përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të lartë të RTK-së.
Sipas njoftimit, administrata e RTK-së është autorizuar që ta shpallë konkursin
për Drejtor te Përgjithshëm të RTK- së me datën 23 maj 2022.

Në komunikatë thuhet se rregullorja përmban gjithsej 26 nene
duke rregulluar dhe përcaktuar procedurat, kriteret, kushtet e veçanta,
procedurat e vlerësimit dhe ato të intervistimit të anëtarëve të menaxhmentit
të lartë, nisur nga drejtori i përgjithshëm i transmetuesit publik.

“Si i tillë,
ky dokument është hartuar nga një grup punues brenda RTK-së i krijuar për këtë
qëllim dhe është shqyrtuar në disa takime nga Bordi i RTK-së. Gjithashtu,
rregullorja iu është dërguar për komente shtesë palëve të interesit si
sindikatave të RTK-së dhe organizatave të shoqërisë civile të cilat e
monitorojnë punën e bordit. Gjatë procedurës së shqyrtimit të rregullores,
Bordi i RTK-së ka pranuar komente nga Lëvizja FOL dhe nga Zyra e përfaqësuesit
special të BE-së në Kosovë, të cilat i ka shqyrtuar dhe disa nga komentet i ka
përfshirë në rregullore në prani edhe të organizatave monitoruese”, thuhet në
komunikatë.

“Pas
miratimit të Rregullores për Procedurat e Përzgjedhjes së Drejtorit të
Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të lartë të RTK-së, Bordi në këtë mbledhje ka
marrë vendim për shpalljen e konkursit për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së”,
thuhet në fund.

You may also like