Ja çfarë duhet të konsumojnë fëmijët tuaj, sipas ekspertëve të Harvardit

by admin
Spread the love

Ushqimi i duhur u siguron fëmijëve proteina, vitamina dhe minerale që janë të nevojshme për zhvillimin e kockave, muskujve, organeve dhe indeve të shëndetshme.

Ekspertët e Harvardit këshillojnë që gjysma e pjatës së vogëlushëve tuaj duhet të jetë e mbushur me fruta dhe perime shumëngjyrëshe dhe gjysmën tjetër ndajeni në mënyrë të barabartë mes drithërave dhe proteinave të shëndetshme.

Ekspertët këshillojnë që fëmijët të konsumojnë lloje dhe ngjyra të ndryshme perimesh në mënyrë që të mbushin trupin me lëndë ushqyese të përshtatshme. Ata sugjerojnë perime me gjethe jeshile. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për frutat, ekspertët këshillojnë fruta të plota dhe jo lëngje frutash, marrja e të cilave duhet të kufizohet në një gotë të vogël në ditë.

Kur bëhet fjalë për drithërat, ato duhet të përbëjnë 30% të dietës. Rekomandohet gruri i plotë, orizi kaf dhe quinoa, në vend të varieteteve të përpunuara si orizi i bardhë, buka dhe makaronat. Proteinat janë shumë të rëndësishme Ekspertët vërejnë se fëmijët duhet të marrin proteina nga burimet bimore dhe shtazore. Prindërve u sugjerohet që fëmijëve t’u shërbejnë bizele, arra, fara, peshk, vezë dhe mish shpendësh, ndërsa konsumimi i mishit të kuq dhe të përpunuar duhet të reduktohet.


Top Channel

You may also like