Izraeli pretendon se ka vrarë një zyrtar të Hamasit, “të përfshirë në kontrabandën e armëve” – Shqip

by admin
Spread the love

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe agjencia e sigurisë izraelite, Shin Bet, pretendojnë se kanë vrarë zyrtarin e Hamasit, Hassan Atrash të premten në Gazën jugore.

Përmes një postimi në X, IDF-ja tha se “Atrash ishte përgjegjës për tregtinë, prodhimin dhe furnizimin e armëve për Hamasin”

“Ai ishte i përfshirë në kontrabandën e armëve nga vende të ndryshme në Rripin e Gazës dhe së fundmi gjithashtu mori pjesë në kontrabandën e armëve në Bregun Perëndimor”, tha ushtria, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Atrash u vra nga një goditje nga një avion luftarak pranë pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, sipas postimit.

You may also like