IZRAEL – Steinmeier në vizitë dyditore ne Tel Aviv

by admin
Spread the love

JERUSALEM, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti sot në Tel Aviv për një vizitë dyditore në Izrael, me ftesë të homologut të tij izraelit Isaac Herzog.

Steinmeier shoqërohet nga kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas. Udhëtimi shihet si një shenjë solidariteti me Izraelin, i cili u sulmua nga grupi terrorist Hamas më 7 tetor, duke rezultuar në rreth 1200 të vrarë dhe rreth 240 të rrëmbyer.

Steinmeier dhe bashkëshortja e tij Elke Büdenbender. Presidenti gjerman do të vizitojë edhe Omanin dhe Katarin.

Në një videomesazh, Steinmeier theksoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër Hamasit.

Megjithatë, ai bëri thirrje gjithashtu për respektimin e rregullave humanitare.

“Çdo masë paraprake për të nxjerrë civilët nga vija e zjarrit ishte e nevojshme dhe civilët duhet të furnizohen me gjërat thelbësore”, tha ai.

“Kjo është ajo që kërkon e drejta ndërkombëtare humanitare, dhe këtë presim edhe ne gjermanët”, tha Steinmeier.

Steinmeier u shpreh në favor të një zgjidhjeje me dy shtete në afat të gjatë, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetonin paqësisht krah për krah. //a.i/​

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like