IZRAEL – Një raketë antitank nga Libani sulmon kishën ortodokse greke

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një kishë ortodokse greke në Izraelin verior u godit nga një raketë antitank nga Libani, duke plagosur një civil në fshatin Iqrit, sipas ushtrisë izraelite.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe “Magen David Adom”, shërbimi kombëtar i urgjencës mjekësore dhe fatkeqësive në Izrael u dërguan në vendngjarje për të ofruar ndihmë mjekësore”, tha IDF.

Ushtria izraelite fajësoi milicinë e Hezbollahut të mbështetur nga Irani për sulmin në kishën e Shën Marisë.

Hezbollahu më herët kishte njoftuar se kishte qëlluar ndaj objektivave ushtarake në Izrael, duke shënuar “goditje të drejtpërdrejta”.

Hezbollah gjithashtu pretendoi se kishte goditur ushtarët pranë Shomera në Izraelin verior. Kisha ndodhet në jugperëndim të Shomerës.

Hezbollahu dhe IDF-ja kanë shkëmbyer vazhdimisht zjarr përtej kufirit që nga sulmet e 7 tetorit të nisura nga Hamasi nga Rripi i Gazës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakUKRAINË – Ligje të reja për përmirësimin e mobilizimit ushtarak


You may also like