IZRAEL – Netanyahu: Lufta, vetëm disa javë larg përfundimit, sapo të nisë ofensiva në Rafah

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 26 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lëvizja islamike palestineze Hamas do të mposhtet brenda disa javësh pasi ushtria izraelite të nisë ofensivën në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

“Hamasi është një organizatë terroriste, që sapo të fillojmë operacionin në Rafah, faza intensive e luftimeve është vetem disa javë larg përfundimit”, tha Netanyahu për transmetuesin amerikan CBS në një intervistë.

“Fitorja është e rëndësishme për të arritur qëllimin e luftës për të shkatërruar Hamasin, për të liruar pengjet dhe për të siguruar që Gaza të mos përbëjë një kërcënim”, tha Netanyahu në “Face The Nation”.

Ndërkombëtarisht, ofensiva e planifikuar në qytetin e Rafahut, ku 1,5 milionë palestinezë janë grumbulluar së bashku duke jetuar në kushte të mjerueshme, është kritikuar ashpër.

Rafahu është i mbipopulluar me refugjatë që ikën nga lufta nga pjesë të tjera të zonës së mbyllur bregdetare.

Edhe aleatët si SHBA-së i kanë bërë thirrje Izraelit të ushtrojë vetëpërmbajtje.

Udhëheqësi izraelit, i cili ka nxitur që ofensiva të fillojë, tha se masa mund të vonojë armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve që po negociohet aktualisht.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like