Italia ndërron trajner, por jo skemë! Ja formacioni i mundshëm i Spalllettit

by admin
Spread the love

Italia ndërron trajner, por jo skemë loje, teksa edhe Luciano Spalletti duket i bindur të vijojë me rreshtimin 4-3-3 të përdorur nga Mancini, aq më tepër që kjo mënyrë loje është e preferuar edhe për trajnerin toskan.

Gjatë këtyre ditëve Spalletti ka bërë prova të shumta, sidomos për krahët e sulmit, por edhe në qendër, ku i favorizuar duket se është Raspadori, sulmues i Napolit, që njeh mirë kërkesat e trajnerit për atë rol.

Në krah janë provuar futbollistë të ndryshëm, por gjasat janë që të jenë Chiesa e Zaniolo ata që do të luajnë titullarë në krah të sulmuesit kryesor, teksa në repartet e tjera ka pak dilema. Kështu në portë do të konfirmohet Donnarumma, ndërsa në mbrojtje Di Lorenzo në krah të djathtë, Scalvini e Bastoni në qendër dhe Dimarco në krahun e majtë.

Në mesfushë janë të konfirmuar Barella e Tonali, teksa para mbrojtjes gjasat janë që të luajë njëri mes Locatellit dhe Cristantes. Italia do të luajë ndaj Maqedonisë së veriut dhe Ukrainës në dy ndeshje eliminatore për Gjermani 2024. /Supersport


Top Channel

You may also like