ITALI – Policia arreston 49 të dyshuar si anëtarë të Ndrangheta-s

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMË, 22 nëntor /ATSH-DPA/  – Policia italiane arrestoi 49 persona të dyshuar për lidhje me mafian, në një goditje ndaj krimit të organizuar pranë Milanos dhe në rajonin jugor italian të Kalabrisë, njoftuan sot autoritetet.

Policia akuzon të arrestuarit për lidhje me grupin mafioz Ndrangheta dhe tha se ata kanë tregtuar drogë si dhe kanë kërcënuar dhe zhvatur njerëz.

Qëllimi i operacionit ishte të shkatërronte degën e Ndrangheta-s në Rho, në veriperëndim të qendrës së qytetit të Milanos, raportuan disa organizata mediatike lokale.

Një mafioz i dënuar, i cili tashmë po vuan dënimin me burg, kishte kërkuar të riformonte grupin atje.

Autoritetet italiane marrin rregullisht veprime kundër organizatave të ndryshme mafioze.

Mafiozët fitojnë para përmes bizneseve të paligjshme si trafiku i drogës apo në industrinë e ndërtimit.

Në Rexhio Kalabria të Italisë Jugore, karabinierët dhe policia financiare sekuestruan asete me vlerë rreth 40 milionë euro (41 milionë dollarë) nga tre sipërmarrës të pasurive të paluajtshme dhe hoteleve nga zona.

Sipas policisë, dy prej tyre dyshohet se kanë marrë pozicionet e tyre të biznesit me ndihmën e klaneve lokale Ndrangheta./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like