ITALI – Kryetari i social-demokratëve drejt dorëheqjes pas humbjes së zgjedhjeve

by admin
Spread the love

ROME, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Kreu i Partisë Social Demokrate Italiane (PD), Enrico Letta, deklaroi se donte të jepte dorëheqjen pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e së dielës.

Ish-kryeministri tha se nuk do të kandidojë për postin e sekretarit të Përgjithshëm në kongresin e ardhshëm të Partisë së tij Demokratike.

Letta tha se tani është detyra e një brezi të ri të formojë opozitë të fortë ndaj qeverisë së pritshme të krahut të djathtë rreth fitueses së zgjedhjeve Giorgia Meloni.

“Sot është një ditë e trishtuar për Italinë dhe Evropën. Partia Demokratike nuk do të lejojë që Italia të zhduket nga zemra e Evropës”, tha Letta, duke iu referuar qëndrimit anti-BE të Melonit.

”Vëllezërit e Italisë” së ekstremit të djathtë të Giorgia Melonit, forca shtytëse e një blloku të krahut të djathtë, fituan zgjedhjet e së dielës me një diferencë të qartë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 11 të infektuar në 24 orët e fundit

You may also like