ITALI – Arrestohen mbi 200 mafiozë të dyshuar gjatë një bastisjeje

by admin
Spread the love

ROMË, 1 shtator /ATSH-DPA/- Policia italiane ka arrestuar 202 mafiozë të dyshuar për përfshirje në organizatën kriminale kalabreze “Ndrangheta”, gjatë një bastisjeje, njoftoi sot policia.

Të arrestuarit akuzohen për anëtarësim në një organizatë mafioze, trafik droge, mashtrim bastesh dhe pastrim parash, ndër të tjera.

Bastisjet u përqendruan në qytetin e Kozencës në Kalabri, në jug të vendit. Karabinierët, “Polizia di Stato” (policia e shtetit) dhe policia financiare, si dhe forcat speciale e antimafias u përfshinë në bastisje.

Sipas raportimeve të medias, mes të arrestuarve nuk janë vetëm mafiozët e njohur, por edhe sipërmarrës dhe politikanë vendas, duke përfshirë një kryetar bashkie dhe disa zyrtarë të lartë. Gjithashtu, u sekuestruan dhe konfiskuan pasuri të paluajtshme dhe objekte me vlerë mbi 72 milionë euro (72.16 milionë dollarë).

“Ndrangheta”, e cila është e vendosur në Kalabri, është një nga organizatat më të mëdha të mafias italiane dhe konsiderohet se luan një rol dominues në trafikun ndërkombëtar të drogës.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like