Ishte juriste në “Dancing with the stars”, Elvana Gjata tregon si u ndje pas kësaj eksperience

by admin
Spread the love

Këngëtarja Elvana Gjata ishte e ftuara speciale speciale në spektaklin “Dancing With the Stars”. Ajo dhuroi një performancë elektrizuese mbrëmjen e djeshme në skenë dhe më pas gjykoi performancat e konkurrentëve si anëtare jurie.

Por si u ndje Elvana Gjata në këtë rol? Vetë këngëtarja tha gjatë spektaklit se ndjehet në “siklet” ndërsa së fundmi ka publikuar edhe këtë foto që i thotë të gjitha.

Kujtojmë se as mbrëmjen e djeshme nuk munguan debatet në “DWTS”. Partnerja e Ledrit, Sara Hoxha dhe Luixhino kërcyen një vals nën tingujt e këngës së Elvana Gjatës “Më fal”.

Dyshja u vlerësuan vetëm me 38 pikë nga 50 të mundshme në total, pasi jurisë i ishte shtuar edhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata. Sara Hoxha u kritikua nga anëtarët e jurisë të cilët e vlerësuan performancën e saj si të ftohtë dhe pa emocion.

You may also like