“Ishe flamurtar i lirisë, je kthyer në skllav”, Bledi debaton me Qetsorin

by admin
Spread the love

Që prej hyrjes së tij, Bledi është treguar zëri më “kritik” në shtëpi dhe nuk ka përtuar asnjëherë t’ua thotë në sy banorëve mendimin e tij që ka për to.

Në një bisedë ditën e sotme me Qetsorin, Bledi i tha atij se e ka kufizuar lirinë brenda në shtëpi.

Qetsori e kundërshtoi mendimin e Bledit dhe u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ai shtoi se Bledi pretendon se e ka kuptuar atë, por në fakt nuk ka kuptuar asgjë.

Bledi u shpreh se gjatë emisionit radiofonik, ku ai, Qetsori, Nita dhe Keisi folën si katër shpirtra të lirë, ai vërtetoi që e ka kufizuar lirinë e tij, pasi vetë u shpreh se nuk po e menaxhonte dot aq mirë.

Sipas Bledit, nga flamurtar i lirisë, Qetsori është bërë skllav i lirisë. Ky i fundit u shpreh se ky është interpretim dashakeq.

You may also like