“Isha pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri”, Totre zyrtarizon largimin nga Tirana

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare, Ennur Totre do të vijojë karrierën e tij në Ukrainë tek ekipi Vorskla Poltava.

Ashtu siç Shqip ka njoftuar disa javë më parë, 25-vjeçari do të transferohet në skuadrën ukrainase, që ka blerë kartonin e mesfushorit nga kampionët e Shqipërisë. Vetë lojtari ka njoftuar këtë të hënë përmes një postimi në rrjetet sociale se ka ndërprerë bashkëpunimin me bardheblutë, duke theksuar se ka qenë pjesë e ekipit më të suksesshëm në Shqipëri.

Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti. Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit. Ju uroj shumë suksese në vazhdim, Forca Tirona“, shkruan Totre në postimin e tij.

Klubi i Tiranës do të përfitojë 300 mijë euro nga shitja e lojtarit nga Tetova, shumë të cilën do e marrë në tre pjesë. Në arkat e bardhebluve ka mbërritur shuma e parë prej 100 mijë eurosh para ndeshjes së kthimit me Zrinjski, ndërsa pjesa tjetër e shumës së transferimit do të kalojë në vijim. Kontrata e jetës dhe për Totren, i cili do të përfitojë një rrogë bazë prej 18 mijë eurosh në muaj, ndërsa me bonuset do i kalojë shifrën e 20 mijë eurove.

Vorskla Poltava, një herë fituese e Kupës së Ukrainës, ka synime për të qenë në vendet e para të klasifikimit. Kampionati ukrainas do të luhet në qytete pranë Polonisë, e nëse do të ketë rrezik nga lufta që po zhvillohet do të zhvendoset në Poloni, duke qenë kështu siguri edhe për futbollistin tetovar. Totre u angazhua me Tiranën për një edicion, duke luajtur 42 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe ndeshjeve ndërkombëtare, e duke shënuar dhe 5 gola, mes të cilëve dhe ai në derbin me Partizanin, që i dha titullin kampion skuadrës së Tiranës.


Top Channel

You may also like