Ish-trajneri i Dinamos analizon Juve-Inter, Di Biaxho: Zikaltrit janë shumë më të fortë, bardhezinjtë duken si vullkan

by admin
Spread the love

Luixhi Di Biaxho mendon se në duelin e të dielës mes Juventusit dhe Interit në Serinë A, mund të ndodhë gjithçka. Por sipas ish-trajnerit të Dinamos, zikaltrit janë shumë më të avantazhuar në luftën për titullin kampion.

“Ju them diçka, të dielën mund të përfundojë me çdo rezultat të mundshëm. Por për kampionatin them Interi, është shumë më i fortë, shumë më i kompletuar se të gjithë të tjerët”, tha Di Biaxho në intervistë për “La Gazzeta Dello Sport”.

“Do të përballen dy mbrojtjet më të mira, do të jetë një ndeshje e bllokuar. Unë mendoj se Juventusi do të provojë të fitojë. Dhe në fakt një sukses mund t’i japë një shtysë. Por Interi sot për sot është më përpara në rrugëtimin e vet si sa i përket organikës, ashtu edhe ndërgjegjësimit për forcën që ka. Rrugëtimi i sezonit të kaluar në Ligën e Kampioneve ishte i jashtëzakonshëm, i vështirë për t’u përsëritur. Dhe tani ka një vlerë të shtuar.

Inzagi ka një mesfushë të madhe, edhe nja lojtar si Fratesi e ka të vështirë që të gjejë hapësira. Ndërsa unë them se mund të jetë pikërisht ai vlera e shtuar, ai di të bëjë gjithçka, edhe sulmuesin e dytë apo anësorin në dy krahët. Juventusi më duket si një vullkan gati të shpërthejë, ende nuk është parë Vlahoviç dhe ndoshta merkato e janarit mund t’i dhurojë diçka në mesfushë. Por Interi ka lojtarë në rritje në çdo repart. Një emër? Dimarko, e njoh prej kohësh”, tha Di Biaxho.

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like