Ish-mjeku famëkeq, i dënuar për abuzim seksual të gjimnasteve, sulmohet në burg

by admin
Spread the love

Ish-mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës Larry Nassar i cili u dënua për abuzim seksual të gjimnasteve femra, është goditur me thikë nga një tjetër i burgosur në burg ku po kryen dënimin. Ai ishte në gjendje të qëndrueshme të hënën, raportuan mediat amerikane.

Byroja Federale e Burgjeve konfirmoi se një i burgosur në burgu amerikan Coleman në Florida u sulmua të dielën pasdite, por nuk pranoi të identifikonte të burgosurin për shkak të privatësisë dhe shqetësimeve të sigurisë.

FBI-ja u njoftua për incidentin, dhe një hetim i brendshëm është në vazhdim.

Larry Nassar, i cili po vuan një dënim prej dekadash pas shpalljes fajtor në vitin 2018, u godit me thikë në shpinë dhe gjoks gjatë një grindjeje të dielën, njoftoi agjencia Associated Press, duke cituar një person në dijeni me këtë çështje. Ai ishte në gjendje të qëndrueshme.

Nassar u dënua deri në 175 vjet burg për abuzimin seksual të gjimnasteve të reja. Gjimnastet e abuzuara përfshijnë fituesen e medaljeve të artë olimpike Simone Biles, Aly Raisman dhe McKayla Maroney.


Top Channel

You may also like