Ish-ministrja e brendshme Gordana Jankulloska lirohet nga burgu

by admin
Spread the love

Pas tre vjetëve e një muaj burg, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot ka dalë nga burgu i Idrizovës.

Lirimi i saj nga burgu është bërë me kusht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit dhe nuk do të kthehet në burg, nëse deri në tetorin e ardhshëm nuk kryen vepër tjetër penale.

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, në shtator të vitit 2020, pasi kishte shteruar të gjitha mjetet ligjore për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg, është dërguar në “Idrizovë”, për të vuajtur dënimin prej katër vitesh si e dënuar në rastin “Tanku”.

You may also like