Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini bëhet nënë për herë të parë

by admin
Spread the love

Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini, është bërë nënë për herë të parë, lajm të cilin ajo e ka dhënë vetë, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Shahini thotë se bashkë me pranverën erdhi në jetë edhe vajza e saj, teksa nënvizon se ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Postimi i Shahinit:

“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë. Ajo lindi në spitalin publik ‘Koço Gliozheni’ me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni. Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm.  Në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi.  Shumë faleminderit për punën që bëni”,– shkruan ish-ministrja.

You may also like