Ish-mesfushori italian: Interi më lart, eliminon Milanin me dy gola të Lukakut

by admin
Spread the love

Java e ardhshme rikthen derbin e Milanos. Milani dhe Interi do të masin forcat në “San Siro” në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Dy takimet po priten me interesim dhe emocione të mëdha nga dy tifozeritë e skuadrave historike italiane.

Nicola Berti, ish-mesfushori italian, i cili luajti dhjetë vite me Interin (1988-1998) sheh Romelu Lukakun si lojtarin që do të vendosë derbin.

Si Interi dhe Milani po kalojnë një moment të mirë. Ndoshta Interi është disi më mirë.

Unë jam një interist puro. Ëndërroj kalimin në finalen e Stambollit dhe fitoren si në vitin 2010.

Sulmi? Unë preferoj Lukakun përpara Dzekos. Romelu është paraqitur më mirë kohët e fundit. Ai dhuroi dy asiste fantastike ndaj Lazios.

Lojtari im i preferuar tek Interi? Lukaku, ai lufton për çdo top dhe sakrifikon për skuadrën. Shënon gola dhe dhuron asiste.

Ai ka reaguar pas kritikave të shumta dhe të tepruara. E sheh në çdo cep të fushës. Do të ishte bukur nëse eliminojmë Milanin me një dygolësh të tij”, përfundoi Berti.


Top Channel

You may also like